Skifteri
Introduction | Kur Skifteri hapi blogun e parë në antikitet, njerëzit nuk ishin gati. As formatin nuk e kuptonin, as mjetet nuk i kishin. Kështu, Skifteri e pezulloi blogun për ta ri-hapur kur t'i vinte koha, pas 3 mijë vjetësh. Vetëm se Skifteri mendonte se disa nga shkrimet e tij do ishin arkaike. Pas 7 mijëvjeçarësh civilizim, mendonte se njeriu do merrej me shqetësime të tjera, por ja ku jemi sërish me të njëjtat tema.
Thonë se njeriu është qënia më komplekse e një bote që është në vetvete e ndërlikuar. Por jo për Skifterin. Njeriu është një qënie e thjeshtë e një bote dhe më të thjeshtë. Duhet thjesht këndvështrimi i duhur, si ai që të lejon të shikosh simetrinë e një figure të çrregullt. Kurse tani të sqarojmë dhe këta të tjerët. Njerëzit që mbajnë syze në plazh e shohin botën më të zymtë dhe me ngjyra të tjera. Shpesh, ata harrojnë që kanë vënë syze, ose disa prej tyre thjesht lindin me syze. Kurse Skifteri i ka hedhur me kohë syzet dhe e ka duruar pa problem diellin e fortë. Madje dielli ka nja 3 vjet të mira që mban syze. Pra, i lutemi diellit të na i kthejë se ishin Armani. Që të kuptohemi, është ajo firma që ka logo me skifter. |
---|